E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (22 shtator 2019)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-2-sezoni-12
“Janë 23 vite, më ka marrë më qafë që 17 vjeç. Sa ka qarë nëna ime…”, kështu u shpreh sot gjatë seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Sonila, gruaja e cila bashkëjeton prej 23 vitesh me një burrë të martuar.
Siç tregon ajo, më 1997-ën bashkëjetuesi i saj, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, i ka shkuar në shtëpi bashkë me një shok për ta marrë dhe për ta nisur drejt Italisë. “Zonja Eni kam pasur mamin se sot do kisha përfunduar rrugëve të Italisë”, shtoi ajo. Gjatë rubrikës, Sonila gjithashtu u përball me gruan dhe vajzën e bashkëjetuesit, të cilat pretendohet se nuk lejojnë që bashkëjetuesi i saj të japë atësinë dhe pranoi se ishte e gatshme të firmosë që nuk kërkon pasuri, por vetëm atësinë për djalin e saj.
Sonila, bashkëjetuesja: Babës tënd i kam thënë disa herë hiq dorë nga jeta ime.
Denisa, vajza e Gëzimit: Shumë mirë, drejtohu në polici sepse merren ato. Të ka dashur qejfi vetë.
Sonila, bashkëjetuesja: Janë 23 vite, më ka marrë më qafë që 17 vjeç. Sa ka qarë nëna ime, i di gjërat ajo grua.
Denisa, vajza e Gëzimit: Ti aq karakter ke që ia lejon vetes.
Sonila, bashkëjetuesja: Denisa më dëgjo vetëm dy fjalë. Babën tënd unë nuk po e ndaj. Edhe sot që jam me fëmijë, i kam thënë ik te fëmijët tuaj sepse i ke gocat gra. Ai më ka thënë ti s’ke punë se çfarë bëj unë. Ti i ke rënë telefonit disa herë, ai të thoshte jam ke shoku, jam ke shoku.
Denisa, vajza e Gëzimit: Ti i ke rënë telefonit disa herë.
Sonila, bashkëjetuesja: E ka kapur çuni, mos shkofsha gjallë në Elbasan.
Denisa, vajza e Gëzimit: Mos e fut çunin në këtë mes. Ti ke qenë ajo që ke ardhur te lokali dhe ke kërkuar babin tim. Me çfarë fytyre vjen.
Sonila, bashkëjetuesja: I kam thënë babit tënd hiq dorë. E kam çuar në polici, nuk hiqte dorë, pyete. Ik pyet policinë e Elbasanit sa herë ka qenë baba jot atje.
Eni Çobani: Denisa çfarë di ti për këtë histori?
Denisa, vajza e Gëzimit: Unë di vetëm kaq që kam pasur një jetë totalisht të shkatërruar si nga ana psikologjike edhe nga ajo ekonomike. Kemi pasur situatë të vështirë ekonomike, por kemi këtë situatë që kemi sot dhe shkak ka qenë ajo femër...

Commenti